Artistja nga Kosova Mimoza Rraci, pjesë e ekranit të Time Square në New York
Artistja e njohur nga Kosova, Mimoza Rraci, tashmë është pjesë e ekranit të madh Time Square në New York, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këtë e ka konfirmuar vet ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook
“Sa kënaqësi që përmes artit Kosova kalon kufijtë e saj, dje emri e imazhi im udhëtoj në New York për t’u bërë pjesë e ekranit të madh të Time Square. “100 Female Artists of the World” Michael Lam”, ka shkruar artistja Rraci.
