Ademi falënderon gazetarët sportivë për punën e palodhshme

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gazetarëve Sportivë.

Me këtë rast kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, i ka uruar ata me rastin e kësaj dite të veçantë.

Ademi tha se gazetarët sportivë dhe mediat kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit në vendin tonë.

“Prandaj, ju inkurajoj të shprehni të gjitha emocionet e kësaj loje dhe të përhapni çdo gjë që është në interes të publikut dhe që njëkohësisht e ndihmon rritjen e futbollit. Ju jeni ndërmjetësit e shkëlqyeshëm që e lidhin futbollin me opinionin gjithëpërfshirës”, tha Ademi.

Ai shprehu falënderime për gazetarët sportivë për punën e palodhshme.

“Nuk duhet të harrojmë faktin se gazetaria sportive në Kosovë ka prodhuar emra të shquar, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në informimin e opinionit, jo vetëm në nivel vendor, por edhe në atë ndërkombëtar, lidhur me zhvillimin e futbollit në Kosovë, që nga vitet e vështira të okupimit e deri më sot”, tha ai. /Kosova.info/

Go to TOP