Fabregas pensionohet, në të njëjtën ditë bëhet trajner

“Është momenti i duhur për mua që tani të filloj punën si trajner”, këto kanë qenë fjalët e Cesk Fabregas pas pensionimit nga futbolli aktiv, shkruajnë mediat italiane.

Ai ishte pjesë e ekipit italian Como, ndërsa në të njëjtën ditë që u pensionua si futbollist, ka nisur punën si trajner.

Veç ekipit të dytë Como B, do të jetë përgjegjës edhe për skuadrën Primavera, atë të të rinjve.

36 vjeçari ka fituar pothuajse gjithçka në futboll, duke përfshirë Kupën e Botës, dy herë titullin kampion Evrope, pastaj tituj në Angli, Spanjë e Francë.

Go to TOP