Kluivert bëhet trajner i Adana Demirspor

Patrick Kluivert është trajneri i ri i klubit që garon në Superligën e Turqisë, Adana Demirspor. 

Njoftimi ka ardhur nga klubi turk. 

“Klubi ynë ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Patrick Kluivert për postin e trajnerit”, ka njoftuar Adana Demirspor.

Marrëveshja ka ardhur ditën e ditëlindjes së futbollistit holandez, i cili sot ka mbushur dyzet e shtatë vjet. 

Holandezi gjatë karrierës së tij ka qenë futbollist i Ajaxit, Milanit dhe Barcelonës dhe i një sërë klubesh të tjera. 

Go to TOP