Verstappen me fitore “Sprint”

Piloti Max Verstappen ka arritur që të triumfoj në garën Sprint për shpërblimin e madh të Austrisë.

Kampioni aktual i botës doli të jetë i pa konkurrencë të dielën në shtegun e Spielberg-ut.

Ai u rivalizua nga kolegu Sergio Perez vetëm në xhiron e parë.

Por më pas e morri kryesimin e garës dhe nuk e lëshoi atë deri në fund duke triumfuar.

Verstappen e la pas vetes plot 20 sekonda Perez-in që përfundoi në vendin e dytë në Reb Bull Ring.

Treshen e podiumit e kompletoi piloti spanjoll i Ferratit, Carlos Sainz.

Me fitoren në Sprint, Verstappen e ka forcuar edhe më shumë vendin e parë me 203 pikë.

Go to TOP