Chelsea transferon portugezin e ri të Benficas

Diego Moreira është futbollisti më i ri i Chelseas. 

Skuadra angleze ka njoftuar të shtunën për nënshkrimin me futbollistin portugez. 

I riu aktualisht është i grumbulluar me Portugalinë në Kampionatin Evropian U-21, ku portugezët kanë shkuar deri në çerekfinale dhe të dielën do të përballen me Anglinë. 

Ardhja e Moreiras si lojtar i lirë pason nënshkrimet e sulmuesve Nicolas Jackson nga Villarreal dhe Christopher Nkunku nga RB Leipzig. 

Chelsea tashmë e ka trajner të ri argjentinasin Mauricio Pochettino dhe ai është duke e formuar skuadrën sipas filozofisë së tij. 

Go to TOP