Pishinat në Kataloni nuk munden t’i ndalojnë gratë të lahen pa sytjena
Aktivistet në Katalonë po festojnë pasi qeveria e rajonit spanjoll e informoi bashkinë se duhet të lejojnë gratë të shkojnë në pishinat publike pa sytjena.
Dalja pa të brendshme parashikohet nga një ligj katalanas i vitit 2020 për barazinë gjinore.
Disa pishina nuk e kanë respektuar ligjin duke i ndaluar gratë që të futen pa sytjena, duke marrë kështu dhjetëra ankesa çdo verë.
Autoriteteve lokale tani u është thënë të ndalojnë çdo formë diskriminimi.
Në dokument thuhet se autoritetet lokale duhet të “mbrojnë njerëzit kundër diskriminimit për çdo motiv… duke përfshirë gjininë, bindjet fetare ose veshjen”.
Aty parashikohej gjithashtu që të lejohej ushqyerja me gji, si dhe përdorimi i rrobave të grave myslimane që njihget si “burkini”,shkruan BBC.
