“Derbi” shqiptar në Turqi, Egnatia “abonohet” me barazimet në miqësore

Egnatia e Edlir Tetovës zhvilloi ditën e sotme testin e radhës miqësor në Turqi, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj skuadrës shqiptare të Shkupit.

Ishte sulmuesi Flavio Meçja, ai i cili në minutën e 26-të, gjeti rrugën e rrjetës, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me triumfin e rrogozhinasve.

Ndërkohë që në pjesën e dytë, bardheblutë e Shkupit, gjetën baraspeshën me anë të Ualid Hamidit, që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Kujtojmë që ky është barazimi i dytë për Egnatian në miqësore, pas atij pa gola ndaj rumunëve të Hermanshtad. Teste këto që po iu shërbejnë rrogozhinasve në prag të përballjeve historike në arenën Europiane.

Go to TOP