Zhduket një grua në Rahovec

Një burrë ka njoftuar në Polici se gruaja është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Sipas komunikatës së Policisë, rasti ka ndodhur një ditë më parë në Rahovec, derisa është duke u hetuar nga Policia.

“Rahovec 23.06.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti është duke u hetuar”, thuhet në komunikatë.

Go to TOP