Krasniqi e refuzon ftesën e Osmanit për takim me liderët e opozitës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniq ka thënë se të mërkurën ka pranuar një letër nga presidentja, Vjosa Osmani, e cila e ka ftuar në takim, pas një propozimi nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se ka refuzuar ftesën pas qëndrimit të Osmanit për zhvillimet e fundit në vend.

“Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve të vështira për Kosovën, me indinjatë kam vërejtur se Presidentja ka qëndruar e heshtur dhe ka neglizhuar obligimin e saj kushtetues për të garantuar unitetin qytetar, për të ruajtur marrëdhëniet me partnerët strategjikë ndërkombëtarë dhe për të vepruar si institucion mbi palët .Prandaj, duke u nisur nga këto, por edhe arsye të tjera që i kam shtjelluar në letrën e përgjigjes sime, e kam parë të udhës që ta refuzoj pjesëmarrjen në këtë takim”, ka shkruar ai.

Ai ka publikuar edhe letrën që ia ka dërguar presidentes.

Go to TOP