Zanfina Ismaili ‘godet’ Përparim Ramën, shkak strehimorja e qenve në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme është bërë publik lajmi për hapjen e strehimores së qenve endacak. Kjo shkaktoi reagime të shumta të qytetarëve të Prishtinës e po ashtu edhe dashamirëve të kafshëve. Shkak i reagimeve të shumta ishte edhe subvencionimi që ka vendosur komuna ta bëjë për të gjithë njerëzit që dëshirojnë të strehojnë një qen prej 50 eurosh.
Këtë vendim, nuk kaloi pa e komentuar as këngëtarja e njohur, Zanfina Ismaili.
“Nuk e di kush e ka bë këtë vendim, as ideja e kujt ka qenë, ide e amaterit, dikujt që e ka kryer veç 4 klasë shkollë fillore, kjo është absurde”, u shpreh Zanfina për T7.
Por, gjatë ditës në rrjete sociale u publikua një video pikërisht nga kjo strehimore çka e bëri këngëtaren të reagojë ashpër komunës së Prishtinës dhe kryetarit Rama.
Për të dëgjuar intervistën e plotë dhe të gjithë reagimin e këngëtares, klikojeni videon më poshtë.
