Zyrtare: Egzon Belica largohet nga FC Prishtina
Prishtina ka njoftuar se Egzon Belica është larguar nga klubi.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, kryeqytetasit konfirmuar zyrtarisht largimin e mbrojtësit nga klubi.
Largimi i tij vjen pasi që i ka përfunduar kontrata e mbrojtësit.
Belica kishte ardhur te klubi më i trofeshëm në Kosovë në shtator të vitit kaluar.
Postimi i plotë:
Faleminderit Egzon!
FC Prishtina dhe mbrojtësi Egzon Belica e kanë ndërprerë bashkëpunimin pasi që lojtarit i ka përfunduar kontrata.
32-vjeçari i ardhur te skuadra jonë në shtator të vitit të kaluar, largohet nga Prishtina me një trofe, Kupën e Kosovës.
Prishtina e falënderon Belicën për kontributin e dhënë për ekipin dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës.
