FSK-ja vazhdon kërkimin për 59-vjeçaren që dyshohet se ra nga Ura e Fshajtë
FSK-ja po vazhdon operacionin e kërkim-shpëtimit për një grua, e cila dyshohet se ka rënë nga Ura e Fshajtë në Gjakovë.
FSK-ja ka njoftuar se ekipet e Kërkim-Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me Policinë e Kosovës dhe autoritet lokale të Komunës së Gjakovës dhe me kërkesën për angazhim të Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë duke realizuar operacionin e kërkim-shpëtimit të personit të zhdukur me inicialet A.M., i moshës 59-vjeçare.
Ajo u raportua e zhdukur që nga 16 qershori.
“Operacioni i kërkim-shpëtimit ka filluar para katër ditësh nga Ura e Fshajtë, ku është parë personi në fjalë para incidentit dhe është duke vazhduar deri në gjetjen dhe dorëzimin tek autoritetet kompetente”, thuhet në njoftim.
