Kurti flet për thellim të raporteve Kosovë -Turqi, ambasadorin e falënderon për 500 ushtarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim, Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angëlë.
Kështu ka njoftuar zyra e kryeministrit, të enjten.
Në këtë takim pos tjerash është folur për marrëdhëniet në mes dy shteteve, si dhe Kurti ka falënderuar Turqinë për kontingjentin me ushtarë të kuadër të KFOR-it.
“Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e thellimit dhe rritjes së bashkëpunimit në sfera të interesit reciprok”, thuhet në njoftim.
“Kryeministri Kurti i shprehu ambasadorit falënderimin e tij për kontingjentin e ri prej afër 500 ushtarëve Turk në KFOR, duke cilësuar se kjo i kontribuon sigurisë dhe paqes në Kosovë”, vazhdon njoftimi i zyrës së kryeministrit.
