Bayerni tërhiqet nga gara për Rice

Bayern Muncheni është tërhequr nga gara për transferimin e Declan Rice ,sipas Sky Sports Germany.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, kampioniu gjerman “ka vendosur sot që fare të mos e dërgojë një ofertë”.

“Rice u bë gjithnjë e më i shtrenjtë”, ka thënë gazetari në lidhje me arsyet e tërheqjes së Bayernit.

Një veprim i tillë tash e lë Arsenalin në pozitën më të favorshme për transferimin e tij.

Go to TOP