Kryeprokurori Isufaj deklarohet për arrestimin e Millenkoviqit
Milun Milenkoviq, i cili u arrestua të marten në veri të vendit , ka qenë I dyshuar edhe më herët për disa vepra penale.
Kështu ka thënë kryeprokurori Blerim Isufaj.
Isufaj tha se Milenkoviq ka qenë i dyshuar edhe më herët për disa vepra penale.
Media ka kontaktuar me Kryeprokuorin Blerim Isufaj, i cili ka thënë se i arrestuari Milun Milenkoviq, ka qenë i dyshuar për disa vepra të tjera penale.
“Ka qenë i dyshuar edhe më herët për vepra penale dhe nuk mund të komentojmë më shumë”, tha Isufaj.
Gjatë ditës së sotme, kryeministri Albin Kurtiu ka kritikuar Prokurorinë e Shtetit, I cili tha se po vazhdon të jetë passive për t’i akuzuar persona që kanë bërë veprime të jashtëligjshme në pjesën veriore të vendit.
“Ata që kanë bërë krime duhet të përballen me drejtësinë. Nuk e kuptoj prokurorinë tonë të shteti që si është e mundur që përkundër qindra prezantimeve të krimeve dhe denoncime me emër e mbiemër nuk ka veprime”, është shprehur Kurti”.
Policia e Kosovës të martën ka arrestuar Milun Milenkoviq, i njohur si Llune, e që është njëri nga organizatorët kryesorë të sulmeve ndaj pjesëtareve të KFOR-it gjatë tensionimit të situatës në komunat në veri të vendit.
Ministri i Brendshëm theksoi se gjatë arrestimit të tij, tre zyrtarë policorë janë lënduar lehtë.
“Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë”, shtoi ai, derisa tha se “Republika nuk do të zmbrapset”.
