Qytetari i ndërgjegjshëm e kthen portofolin e gjetur në stacionin Policor në Viti

Gjilan, 12 Qershor 2023    

Më datë 11.06.2023, rreth orës 12:25nё Stacionin Policor nё Viti, ka ardhur qytetari i cili deklaron se  kishte gjet një portofol me dokumente personale dhe para të gatëshme në shumë prej treqind e njëzet e një  (321) euro dhe një frang Zvicerane transmiton Kosova.info

Policia e Kosovës në Viti përmes rrugëve operative e ka gjet personin të citit i kishte humbur portofoli, dhe të njëjtit i kthehet  sё bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte nё të.

Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e ndershëm dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

Apelojmë tek qytetarët, qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen.

Go to TOP