Begaj viziton shtëpinë e të moshuarve në Suharekë: Shembull i solidaritetit njerëzor
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar shtëpinë e të moshuarve në Suharekë.
Ai tha se është shembull i solidaritetit njerëzor, siç u shpreh, për të mos i lënë kurrë të ndjehen të vetmuar dhe të margjinalizuar.
“Shtëpia e të moshuarve në Suharekë të Kosovës, një shembull i jashtëzakonshem solidariteti njerezor, për të mos i lënë kurrë të ndjehen të vetmuar dhe të margjinalizuar. Respekt për humanistin Halil Kastrati dhe mbi 3500 donatorët që e kanë mbështetur”, ka shkruar tutje ai. /Kosova.info/
