Mbahet Asambleja e Pestë e Rinisë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë
Për të pestën herë me radhë, Asambleja Rinore e Kombeve të Bashkuara në Kosovë bashkoi në Prizren 150 vullnetarë nga të gjitha komunitetet në vend ndërsa 25 prej tyre nga rajoni.
Gjatë këtij eventi dy ditor, që përbëhej nga një panel diskutimi, punëtori tematike dhe një konkurs për grante të vogla të rinjtë patën mundësi të kontribuojne në çështjet për të cilat ata u mblodhën.
Të ndarë në 5 grupe, secili prej tyre punuan storie për tema të cilat kanë në fokus pjesëmarrjen: pjesëmarrja e të rinjve në politikë, çështjet e komunitetit, ndërtimi i paqes dhe iniciativat rajonale/ndërkombëtare, pjesëmarrje reale dhe konsultim për hartimin e Strategjisë për Rininë e Kosovës që do të ndahet me një grup punues ndërministror.
Shefja e Misionit të UN në Kosovë, Caroline Ziadeh u bëri thirrje pjesëmarrësve që t’a tregojnë forcën, guximin e kreativitetin e tyre. “ Ju jeni forca, me një detyrë për të ndryshuar jetën tuaj të përditshme, po e kapërceni disikriminimin, frikën dhe mund të bëni ndryshim “ shtoi Ziadeh.
Koordinatorja e Programit të Rinisë në kuadër të Kombeve të Bashkuara në Kosovë Jana Minochkina tha se ky event është një mundësi e mirë që i mbledh njerëzit së bashku sidomos të rinjtë.
“ Kjo po i mbledh njerëzit së bashku për të shpërndarë mesazhe dhe për të krijuar mundësi duke i shpërndarë këto storie “ ka shtuar ajo.
E këtë mundësi që i’u është ofruar, njëra prej pjesëmarrësve, Amine Kaja e vlerëson shumë.
“ Kemi me pas bashkëpunime shumë të mira, kemi njerëz prej krejt Ballkanit kështu që kemi me u shoqnu, kemi me kriju bashkëpunime me organizata dhe rrjete të ndryshme “ tha tutje.
Për këtë event nga Bosnja Hercegovinë erdhi edhe Ivan Perkovic i cili shprehet falënderues për këtë mundësi.
“ Jam shumë falenderues për mundësinë që të jem në Kosovë dhe është shumë e rëndësishme të ndërtojmë ura në secilin aspekt “.
Pjesëmarrësit e Asamblesë Rinore përfshinin gjithashtu 15 delegatë të rinj nga Ballkani Perëndimor të angazhuar në iniciativën rajonale të mbështetur nga Fondi i OKB-së për Ndërtimin e Paqes “Rinia 4 Përfshirja, Barazia dhe Besimi”. Ata e përdorën në mënyrë aktive këtë mundësi për të promovuar narrativa pozitive, gjithëpërfshirëse dhe barazi gjinore, së bashku me bashkëmoshatarët e tyre.
