Komision Hetimor për trajtimin institucional të rasteve të dhunës seksuale dhe në familje
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka mirëpritur themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me trajtimin e rasteve të dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës nga ana e institucioneve.
Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, tha se përmes këtij komisioni do të pasqyrohen veprimet në 5 vitet e fundit të institucioneve përgjegjëse në raport me këto raste.
“Ministria e Drejtësisë do të jetë në dispozicion të Komisionit Hetimor. I uroj punë të mbarë anëtarëve të komisionit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
