Franca i bën thirrje Qeverisë që të ndërmarrë masa të menjëhershme de-përshkallëzimi

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se nuk justifikohen sulmet e dhunshme ndaj KFOR-it dhe gazetarëve në veri.

Guerot i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërrmarrë masa të menjëhershme de-përshkallëzimi.

“Asgjë nuk i justifikon sulmet e dhunshme kundër KFOR-it dhe gazetarëve. Këto akte duhet të ndalen. Shërim të shpejt për viktimat, kushdo qofshin ata. Mbështetje e plotë për KFOR-in. Gjithashtu i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masa të menjëhershme de-përshkallëzimi”, shkroi Guerot.

Go to TOP