Kurti ra në grackat (Video)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte reaguar pas zhvillimeve në veri të vendit. Ai është shprehur se shkuarja në vendet e punës së kryetarëve të rinj, të zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit në komunat në veri duhej të ishte gjëja më normale e mundshme.

“Objekti i ndërtesës së komunës është vendi ku u shërbehet qytetarëve mbi bazën e ligjit e kushtetutës. Ai i takon Republikës prandaj edhe nuk është marrë dje e nuk do të merret asnjë ditë tjetër”.

Por kundër këtyre deklaratave dhe situatës në veri janë qëndrimet e Shtetet e QUINT-it.

Shtetet e QUINT-it kanë thënë se e dënojnë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Ky reagim ka ardhur pas ngjarjeve të sotme në veri të Kosovës.

Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të de-përshkallëzohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in.

Ndërsa në një intervistë për Kosova.info, profesori dhe publicisti Blerim Burjani thotë se Kurti ra në grackat e ndërkombëtarve, sepse ndërkombëtarët kërkuan diçka tjetër, kurse Kurti bëri diçka tjetër, ai gjithasthu tha se po rikthehen fotografitë e vjetra, të ngjarjeve që ishin për një kohë të gjatë në veri të Kosovës, ngjarjet me barrikada dhe ato me protesta.

Mendoj se situata është kritike në veri të vendit dhe po rikthehen fotografitë e vjetra, të ngjarjeve që ishin për një kohë të gjatë në veri të Kosovës, ngjarjet me barrikada dhe ato me protesta, ngjarjet me pakënaqësit e qytetarëve serbë apo e pakicës serbe dhe përpjekja e vazhdueshme e Perëndimit nuk është zgjidhje e problemit, por është një konflikt menaxherial i situatës, në pyetje është siguria dhe stabiliteti, hapat e parë duhet të jenë gjetja e modaliteteve, qetësimi i situatës dhe për sigurinë duhet gjetur një mundësi që të diskutohet edhe me minoritetin serb me ndërhyrjen e BE-së dhe SHBA-së.

Burjani ka thene gjithasthu se sa i përket Asociacionit, është vetëm një pretekst, sepse edhe Serbia e di që nuk ka Asociacion me pushtet ekzekutiv dhe kundër kushtetutës, ndërsa zoti Kurti është mirë të bëjë një draft statut siç ju kanë thënë edhe me herët dhe ta diskutojnë në Bruksel.

Ai për Kosova.info tha se kryeministri Kurti duhet të jetë shumë i matur, nuk duhet të bëjë gabime të kësaj natyre që bëhen pa marrëveshje, sepse këto zgjedhje nuk i kanë njohur perëndimin, por vetëm e kanë njoihur si proces, si një procesin legjitim të organizimit të zgjedhjeve shtetërore të Kosovës, por nuk e njohën rezultatin zgjedhor, për shkak të mos njohjes së këti rezultati zgjedhore, e ke krizen dhe mos përkrahjen totale kundër Kurtit, krejt kundër tij..

Burjani tha se Kurti ra në grackat ndërkombëtare, sepse ndërkombëtarët kërkuan diçka tjetër, kurse Kurti bëri tjetër.

Go to TOP