Gundogan refuzon Barçën, gati të firmos kontratën e re me City-n

I shumë kërkuari nga Barcelona, Ilkay Gundogan, duket se nuk do të largohet nga Manchester City.

Gundogan sipas mediave britanike, dëshiron të qëndrojë në skuadrën e Pep Guardiolës, më të cilën mbrëmë edhe zyrtarisht siguroi titullin e kampionit në Premier League.

Negociatat mes Cityt dhe lojtarit janë duke ecur mirë, dhe siç raportohet, të dy palët janë afër marrëveshjes së re.

Gundogan thuhet se është i vendosur të refuzojë ofertën e Barcelonës dhe të firmos kontratën e re me Man City.

Lojtari po bën një sezon të madh me skuadrën angleze më të cilën përveç titullit të kampionit në Angli, tashmë është edhe në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshet me Interin si dhe finalen e FA Kupës.

Go to TOP