Hyn në fuqi Rregullorja e BE-së për liberalizim vizash, tash kosovarëve u mbetet veç ta presin 1 janarin 2024

Janë bërë të gjithë hapat për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Instituti EPIK njoftoi se sot hyn në fuqi Rregullorja e BE-së 2023/850, e cila mundëson liberalizimin e vizave për Kosovën.

Tash thjesht pritet 1 janari i vitit 2024, që kosovarët të mundë të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen.

Me botimin e vendimit për liberalizimin e vizave në Gazetën Zyrtare të BE-së në prill, u përmbyll edhe formalisht i gjithë procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Go to TOP