Jep dorëheqje zëvendësguvernatorja e BQK-së

Vetëm një muaj pasi mori këtë pozitë, Nora Latifi – Jashari zëvendës guvernatorja e Bankës Qendrore të Kosovës ka dhënë dorëheqje.

Gazeta mëson nga burime të saj brenda BQK-së se Jashari ka dorëzuar orëdheqje.

Kujtojmë se qysh nga viti i kaluar BQK-ja ka mbetur pa guvernator derisa procesi ka mbetur ende në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Kjo pasi vazhdimisht kishte ankesa dhe raportime për dallavere në këtë konkurs. Mediumi kishte raportuar se partia në pushtet ishte munduar që në këtë pozitë të vendoste nipin e famshëm të Besnik Bislimit , Gëzim Tosunin por që i njëjti ishte diskualifikuar nga gara pas intervistës në garën e ngushtë.

Go to TOP