Të shtëna me armë zjarri në Klinë, dy të plagusur
Përleshje të shoqëruara edhe me të shtëna me armë zjarri janë raportuar në sheshin “Faruk Elezi”, në Klinë, ku dyshohet për dy të plagosur.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës Fadil Gashi ka deklaruar për Telegrafin se plagosjet janë nga arma e zjarrit dhe mjeti i mprehtë.
“Rreth orës 19:00 është raportuar për një përleshje në afërsi të Qendrës së Mjekësisë Familjarë në Klinë. Për pasojë, dyshohet se nga përdorimi i armës së zjarrit dhe mjetit të mprehtë kanë pësuar lëndime dy persona”, ka njoftuar Gashi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ambulanca.
Të plagosurit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.
