EULEX: Kosova dhe Serbia të fokusohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja
Nga misioni i EULEX-it, kanë folur edhe për deklaratën e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ketë ose normalizim ose konflikt, dhe se BE-ja po punon për të parën.
Sipas tyre e vetmja rrugë përpara është normalizimi.
Kurse, kanë kërkuar nga të dyja palët që të përmbahen nga veprimet që mund të shkaktojnë tensione.
“E vetmja rrugë përpara është normalizimi i marrëdhënieve përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ajo që është e rëndësishme është që palët të fokusohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të përmbahen nga veprimet që mund të shkaktojnë tensione”
