Sanxhaku: Pramenkoviq u takua me historianin boshnak Crnovrshanin

Novi Pazar, 10.05.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzati Berzat

Të mërkurën, kryetarja i Këshillit Kombëtar Boshnjak, dr. Misalla Pramenkoviq mirëpriti një nga historianët më të rëndësishëm të Sanxhakut dhe Boshnjakëve sot, dr. Harun Crnovršanin transmeton Kosova.info

Gjatë takimit u fol për rëndësinë e hulumtimit të historisë së boshnjakëve dhe zonave ku ata jetojnë. Dr. Crnovrshanin prezantoi dhe prezantoi në KKB-së librin e tij të ri me titull “Sanxhaku – vendi i gazëve dhe dëshmorëve”, duke theksuar se materiali historik i paraqitur në atë libër, në rreth njëmijë faqe, nuk është shterues dhe se mund të priten edhe tre libra të tjerë.

Delegacioni i KKB-së, përveç kryetarjës, përbëhej nga shefi i kabinetit Semir Maxhgal dhe kryetari i Bordit për Arsimi Xhenis Shaqiroviq.

Go to TOP