Urime me rastin e 11 majit nga kryetari i SDA Sanxhakut
Novi Pazar, 11.05.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati
Me rastin e 11 majit – Ditës së Flamurit Kombëtar të Boshnjakëve, kryetari i SDA-së Sanxhak dr. Syllejman Uglanin ka dërguar një mesazh urimi.
Në kartelë shkruhet:
“Në emër të Partisë së Veprimit Demokratik të Sanxhakut, uroj të gjithë boshnjakët me 11 maj – Ditën e Flamurit Kombëtar të Boshnjakëve.
Këshilli Kombëtar i Boshnjakëve u themelua më 11 maj 1991 dhe kjo datë është një nga datat më të rëndësishme në historinë e re të boshnjakëve të Sanxhakut.
Sot, kur boshnjakët po përballen me sfida të shumta, është e rëndësishme të ruhet uniteti për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e tyre.
Çdo 11 maj i ri, Dita e Flamurit Kombëtar Boshnjak, përfaqëson një fitore të re dhe sukses të unitetit, harmonisë dhe pjekurisë së boshnjakëve.
Dëshira ime është që këtë ditë ta kalojmë në paqe, shëndet dhe lumturi”.
