Dëmtohet rruga Pejë-Rugovë, deputeti i AAK-së apel qeverisë: Reagoni sa nuk është bërë vonë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka reaguar për gjendjen e rrugëz Pejë – Rugovë e cila ka pësuar dëmtime të rënda dhe paraqet rrezik për jetën e vizitorëve.

Dreshaj ka thënë se që nga viti 1918 traseja e kësaj rruge nuk ka lëvizur, ndërsa ka parashtruar pyetjen pse kjo po ndodh sot.

“Kjo rrugë që kur është ndërtuar në vitet 1914-1918, deri më sot nuk ka lëvizur traseja e saj. Pse po ndodhë kjo sot, me arterien e vetme të Parkut Nacional të Bjeshkëve të Nemura, qe menaxhohet nga shteti?”, ka pyetur deputeti Dreshaj.

Reagimi i plotë i Dreshajt:

Rruga Pejë-Rugovë është kthyer në rrezik jete për vizitorë e vendas për shkak të neglizhencës nga ana e pushtetit!

Rruga Pejë Rugovë është në gjendje të mjerueshme. Traseja me gropa te panumërta, me dis-nivele, me rrëshqitje dheu dhe shkëmbinjve. Por më e rrezikshmja është gërryerja e shtresës së rrugës nën asfalt. Kjo rrezikon funksionimin e shumë hoteleve, restoranteve, firmave por cka është më shqetësuese kjo rrugë është kthyer në rrezik permanent për jetën e vizitorëve të shumtë që e frekuentojnë këtë rrugë.

Kjo rrugë që kur është ndërtuar në vitet 1914-1918, deri më sot nuk ka lëvizur traseja e saj. Pse po ndodhë kjo sot, me arterien e vetme të Parkut Nacional të Bjeshkëve të Nemura, qe menaxhohet nga shteti?

Është çështje kohe kur do të ndodhë ndonjë katastrofë. Qeveri vepro urgjent dhe parandalo më të keqen!

Go to TOP