Greqi: Babai e harron në makinë për tre orë, vdes foshnja pesëmuajshe
Një burrë dyshohet se e ka harruar fëmijën e tij për disa orë në makinë.
Si pasojë e kësaj raportohet se foshnja pesëmuajshe ka vdekur.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, por raportohet se tek pas tri orëve ai e kishte kuptuar se e kishte harruar në ulësen e pasme.
E kur u kthye burri e gjeti beben pa shenja jete.
Siç raportojnë mediat foshnja nxirrte shkumë nga goja.
Foshnja u dërgua më pas edhe në spital, ku edhe u konstatua vdekja.
Ndërkohë që trupi i pajetë u dërgua për autopsi në spitalin e Janinës.
Ngjarja tragjike raportohet se ka ndodhur në zonën e Artës në Greqi
