Konjufca: Kosova s’ka çfarë kërkon në dialog nëse zgjidhja s’është brenda Kushtetutës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë Kosova nuk ka cfarë të kërkoj në dialog me Serbinë, nëse zgjidhja apo marrëveshja potenciale nuk e ka bazë Kushtetutën e Kosovës.

Sipas tij, zgjidhja e vetme është nëse respektohet Kushtetuta, përndryshe Kosova nuk ka interesa ta vazhdoj dialogun me Serinë.

“Nuk ka logjikë që të nisemi para një pozicioni anti-kushteutes, dhe të mbërrijmë te kushtetuta. Ashtu nuk mundesh të mbërrish asnjëherë. Pikënisja duhet të jetë Kushtetuta, bile mendoj që nëse faktorët ndërkombëtarë, nëse BE nuk mendon që zgjidhja duhet të jetë brenda kushtetutës së Kosovës, unë mendoj që Kosova nuk ka çfarë të kërkojë në atë dialog më. Kurrfarë interesi nuk ka Kosova nuk ka në atë dialog, çfarë interesi kemi të shkatërrojmë Kushtetutën”, ka thënë ai.

Konjufca më tej tha se korniza aktuale e dialogut është trashëguar nga qeveritë e kaluara të Kosovës, teksa e përmendi edhe ekipin menaxhues për Asociaiconin, të cilët sipas tyre kanë vepruar në mënyrë anti-kushtetuese.

Go to TOP