Reagimi i SDA Sanxhakut për tragjedinë në shkollën fillore Vlladislav Ribnikar
Novi Pazar, 03.05.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati
Partia e Veprimit Demokratik të Sanxhakut shpreh keqardhjen e saj për tragjedinë që pësoi nxënësit e shkollës fillore “Vlladislav Ribnikar” në Vraçar të Beogradit.
Na lëndoi thellë dhe na shqetësoi lajmi se tetë nxënës të kësaj shkolle dhe një oficer sigurie u vranë dhe u plagosën gjashtë nxënës dhe një mësues.
SDA Sanxhakut dënon çdo lloj dhune dhe u bën thirrje organeve kompetente që të hetojnë të gjitha detajet lidhur me këtë rast.
Në këtë mënyrë shprehim ngushëllimet tona për familjet, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Serbisë, ndërsa të plagosurve u urojmë shërim sa më të shpejtë, me shpresë se ky dhe krime të ngjashme nuk do të përsëriten më.
