Abazi: U shkarkova një javë pasi Vuçiqi ma përmendi emrin
Kryetarja e grupit, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kanë vendosur unanimisht për përjashtimin e tij dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës.
Abazi, ka pretenduar se kjo erdhi pak ditë pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ia përmendi emrin në Kuvendin e Serbisë.
“Një javë pasi Vuçiqi më përmendi 2 herë emrin në parlamentin serb, erdhi vendimi arbitrar, i pavendosur në asnjë instancë partiake”, tha ai,
Abazi tutje ka deklaruar se kryeministri Kurti ka paranojë ndaj të tjerëve që mund të ke mendim ndryshe apo kritik në LVV.
“Kjo do të jetë emërues i përbashkët i asaj që ka ndodhë në vazhdimësi…kryeministri Kurti duket që ka paranojë të skajshme ndaj kujdo që mund të ketë mendim të qartë e ndryshe apo mendim kritik brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo është testuar në përcaktimin e kandidatëve për kryetar komunash, zgjedhjet e brendshme etj” , u shpreh deputeti Abazi.
