Në Prizren dy mësuese rrahen mes vete, njëra…

Ditën e djeshme, dy mësimdhënëse të shkollës fillore të mesme të ulët ‘Motrat Qiriazi’ në Prizren, janë rrahur mes vete.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje rreth kësaj përleshjeje.

Si pasojë e përleshjes, njëra nga mësimdhënëset ka pësuar lëndime trupore ku më pas ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

‘’Prizren 28.04.2023-12:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, e dyshuara femër kosovare i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.’’ thuhet në raport.

Go to TOP