Haziri: Përbërja e grupit punues është ditur që nga 2017-ta, ky është dështim i Qeverisë

Duke, komentuar deklaratën e Konjufcës, Haziri ka pohuar se mosmarrja me grupin punues është dështim i Qeverisë dhe se këtë Konjufca është dashtë t’ia thotë kryeministrit Kurti.

“Është dashtë kryeparlamentari me ia adresua Qeverisë, kryeministrit dhe zëvendësit të tij këtë dështim sepse mos marrja me grupin punues është dështim i Qeverisë, e aq ma keq kur ky kabinet thotë se nuk e dinë përbërjen, nuk është e vërtetë përbërja është ditë që nga vitit 2017 repsektivisht 2020 dhe është dashtë me ndërmarrë veprime për ndryshimin e ekipit të cilin ka pas mundësi me realizua”, ka thënë ndër të tjera ai.

Takimi i 2 majit do të zhvillohet në kohën kur Kosova ka akuzuar Serbinë se ka shkelur Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, të arritur më herët gjatë këtij muaji.

Serbia ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, pavarësisht se me Marrëveshjen drejt normalizimit është zotuar se nuk do ta pengojë Prishtinën që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

Go to TOP