“Qeveria ta thyen këmbën, e mandej ta jep një shkop për tu mbajtur “, Hoti sulmon Qeverinë Kurti për menaxhimin e parasë publike

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikaur Qeverinë Kurti për mennaxhimin e aprassë publike, duke e cilësuar ëktë menaxhim siukur në kohën e socializmit.

Sipas Hotit, në sistemin socialist “qeveria ta thyente këmbën, e mandej ta jepte një shkop për tu mbajtur”, kjo e përshkruan në mënyrën më të saktë punën e Qeverisë Kurti sipas tij, duke treguar se pse.

“Ja pse:

  1. Për bizneset: i bllokoi projektet kapitale, si rezultat ekonomisë i mungojnë 500 mil euro, e mandej i ndihmoi bizneset me ligjin për indeksim të kontratave për investime kapitale. Rriti faturat e energjisë për bizneseve, e mandej i subvencionoi bizneset për energji.
  2. Për qytetarët: E shtrenjtoi dy herë energjinë, e në anën tjetër i subvencionoi për shpenzimet e energjisë. E dyfishoi tatimin në pronë, e mandej ua fali 100 euro.

Kjo qasje e shpenzimeve publike është socialiste, sepse njerëzit po varfërohen dhe po bëhen të varur nga shteti. Socializëm është kur 41% e buxhetit shpenzohet në subvencione dhe transfere, e vetëm 15% në investime”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Go to TOP