Prishtinë, sulmohet fizikisht shtetasja amerikane nga një kosovare

Një shtetase amerikane është sulmuar fizikisht nga një shtetase kosovare.

Kjo e fundit është shoqëruar në stacionin policor, e më pas është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim.

Ndërsa, e sulmuara është dërguar për tretman mjekësor.

Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Rr. Tringë Smajli, Prishtinë  26.04.2023, 17:00. Viktima femër shtetase amerikane ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuar femër kosovare. E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe e njëjta ishte me të meta mentale. Viktimë është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Go to TOP