Kërcënohet një grua nga burri i saj në Shtërpcë, i dyshuari në kërkim

Me datën 26.04.2023, rreth 18:36 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Shtërpcë është një rast i kanosjes.

Një rast i kanosjes ka ndodhur në Shtërpcë të mërkurën pas orës 18:00.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, 48-vjeçari S.D, pas një mosmarrëveshje ai kishte kanosur bashkëshorten e saj.

Policia ka njoftuar se pas bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një pushkë  dhe një sasi e municionit si dhe një thikë.

“Policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit S.D (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur bashkëshorten e tij, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur e më pas janë konfiskuar: një pushkë e gjuetisë, një thikë, një rrethatore dhe sasi e municionit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia thotë se i dyshuari është në kërkim.

Go to TOP