Paviçeviq: Shkollat në Serbi nuk kanë mësues të mjaftueshëm
Beograd, 25 prill 2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati
Deputeti i Klubit Parlamentar të të Majtës së Gjelbër NDMBGD kërkoi Ministrit të Arsimit Serbisë Branko Ruzhiq përgjigje se sa saktë sa personel mësimor mungon në shkollat fillore dhe të mesme në Serbi. Në seancën e Kuvendit Popullor, Paviçeviq kërkoi shpjegim se cilat lëndë mungojnë mësimdhënësit, si dhe sa mësimdhënës mungojnë në rajonet e Serbisë.
“Ka pasur kërkesa nga drejtorët e shkollave për plotësimin e stafit mësimor duke punësuar nxënës të paplotësuar apo mësues që tashmë janë në pension. Mungesa e stafit pedagogjik dëshmohet edhe nga reduktimi i numrit të nxënësit, siç paralajmërojnë dekanët e fakulteteve që shkollojnë mësues. Nëse kësaj i shtohet edhe mosinteresimi i nëxnëseve për t’u regjistruar në lëndët e gjuhës dhe letërsisë serbe në Fakultetin Filologjik, i cili nuk mund të plotësojë as kuotat buxhetore, situata bëhet edhe më alarmante”. – tha Paviçeviq në seancën e Kuvendit Popullor.
Politika zhvillimore e qeverisë serbe e ka sjellë arsimin shtetëror në një situatë katastrofike. Serbisë tani përveç mjekëve dhe avokatëve të shquar i mungojnë edhe mësuesit dhe profesorët. Degradimi material dhe statusor i profesionit të mësuesit ka bërë që pak njerëz duan të punojnë në arsim, veçanërisht në fusha të tilla si matematika, fizika apo shkenca kompjuterike. Është veçanërisht e rëndësishme të dihet nëse ky deficit është njëlloj i pranishëm në shkolla të ndryshme dhe në rajone të ndryshme dhe nëse Serbia e ka braktisur politikën e arsimit njësoj të aksesueshëm dhe cilësor për të gjithë.
“Në të njëjtën kohë, promovohet dhe futet gjerësisht arsimi dual, ku deri në 20% e nxënësve të shkollave të mesme do të shkolloheshin në punishte dhe kompani, 3-4 ditë në javë, jo në klasa. Ndoshta Qeveria e Republikës së Serbisë mendon se nuk kemi nevojë për kuadro mësimore nga shumë fusha, kur i trajton kështu” – përfundoi Paviçeviq.
Fronti i Gjelbër-Majtas / NDMBGD kërkon rritje urgjente të ndarjeve buxhetore për sistemin arsimor në Serbi, rritje të pagave të mësuesve dhe përmirësim të gjendjes së tyre financiare, për të ofruar arsim fillor dhe të mesëm cilësor dhe të aksesueshëm për të gjithë studentët në vendin tonë.
