Ronaldoja eliminohet edhe nga kupa
Cristiano Ronaldo bashkë me klubin e tij, Al-Nassr, është eliminuar nga Kupa e Arabisë Saudite.
Një supergol i shënuar në stilin gërshërë nga Jean-David Beauguel në minutën e 23-të mjaftoi që mysafirët të shkojnë në finale të kupës.
Lajm i keq për pesë herë Topin e Artë është që ata po rrezikojnë ta humbin edhe kampionatin arab ku ndodhen tre pikë larg Al-Ittihadit madje me një lojë më shumë.
