Totaj: Ndarje deri në 1.5 për qind të investimeve kapitale për projekte të përbashkëta me qytetarët si pjesë e nismës së USAID-it
Prizren, 24.04.2023
Autori, përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati
Në kuadër të aktiviteteve për zbatimin e Agjendës së Kontratës Sociale për komunën e Prizrenit, në kuadër të iniciativës së mbështetur nga USAID, sot u mbajt takimi i parë tre mujor, ku filloi procesi i zbatimit të iniciativës së dakorduar ku është diskutuar për hapat dhe sfidat e ardhshme për realizimin e aktiviteteve të planifikuara, transmiton Kosova.info
Me këtë rast u bisedua për veprime konkrete lidhur me realizimin e çështjeve të komunitetit, të cilat bashkërisht u evidentuan nga qasja proaktive e qytetarëve dhe zyrtarëve komunalë.
Gjatë takimit me dhjetëra qytetarë të përfshirë në këtë iniciativë, të pranishmëve iu drejtua prezantuesja e programit Visare Gorani, e cila rikujtoi qëllimet e agjendës për zgjidhjen e problemeve të komunitetit dhe të vetëqeverisjes lokale. Dhe kujtoi hapat e ndërmarrë në periudhën e kaluar, si:
Përgatitja për ndërtimin dhe funksionalizimin e tualeteve publike (objektet sanitare), si dhe qendrës rinore, zhvillimi i protokolleve për kërkesat e qytetarëve, përdorimit të komunikimit digjital, përkrahja për planifikimin e diskutimeve buxhetore dhe hartimi i manualeve për komunën e Prizrenit.

Dhe një pjesë e vizitave para dhe pas intervenimit është prezantuar në faqen zyrtare në Facebook të Komunës së Prizrenit nga ekipi i USAID-it dhe Dplus-it, ekspertët e të cilëve janë duke e zbatuar këtë iniciativë.
Dhe programi i paralajmëruar i trajnimit për dhjetëra qytetarë nga zonat urbane dhe rurale të komunës të cilët do të trajnohen për të punuar në rrjetet sociale, marrëdhëniet me publikun.

Koordinatori për Prizrenin Ardian Mucaj prezantoi rezultatet e deritanishme dhe se në aspektin demografik numri i meshkujve dhe femrave është rreth 50 për qind.
Drejtori Cel Lamaj theksoi se janë shumë të interesuar për realizimin e këtij projekti dhe se duke pasur parasysh se ndërtimi i objekteve sanitare ndodhet në pjesën historike të qytetit, sfida më e madhe është e natyrës burokratike. Ndërsa zbatimi do të jetë pjesa më e lehtë dhe se do të ketë më shumë detaje rreth tij në një nga 3 takimet e mbetura të planifikuara.
Rozafa Ukimeraj, po ashtu menaxhere e projektit në Dplus, sqaroi se janë në konsultim lidhur me një ekspert për ndikimin në mjedis të këtij projekti dhe se USAID-i është i përkushtuar në respektimin e ligjit dhe se zbatimi i projektit është rreptësisht në në përputhje me ligjin.

Gjatë vitit të ardhshëm, 1 deri në 1.5% e investimeve kapitale të komunës së Prizrenit do t’i kushtohen realizimit të projekteve të përbashkëta me qytetarët, me buxhetim me pjesëmarrje.
“Është një lajm i shkëlqyeshëm që po rritet numri i qytetarëve aktivë dhe se ndërveprimi i tyre me zyrtarët komunal po jep fryte”, tha me këtë rast kryetari i komunës Shaqir Totaj.
Dhe shtoi se projektet që po planifikon janë në harkun kohor prej 4 deri në 5 vjet, që do të thotë se ka filluar të vazhdojë aktivitetet e tij edhe në mandatin e ardhshëm.

