Sanxhak: Dënim i deklaratës së Dodikut, përmes të cilës tenton të cenojë sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH
Novi Pazar, 24.04.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati
Në reagimin e Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve, organit më të lartë përfaqësues të boshnjakëve në Serbi, përmes një komunikate për media, është denuar deklarata e Millorad Dodikut, e dhënë në Gradinë të Poshtme, në Ditën e Përkujtimit të viktimave të Jasenovacit nga Lufta e Dytë Botërore, në të cilën ai mohon gjenocidin në Srebrenicë dhe thotë se Serbia dhe entiteti më i vogël i BeH-së të jenë një shtet transmiton Kosova.info
Millorad Dodiku, sipas planit, me deklaratat e tij separatiste provokon konflikte në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në këtë mënyrë sjell trazira te boshnjakët në Serbi, duke mohuar dhe relativizuar gjenocidin ndaj boshnjakëve, pavarësisht vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, thuhet në reagim.
Bosnja dhe Hercegovina është atdheu i të gjithë boshnjakëve dhe boshnjakët në Republikën e Serbisë qëndrojnë me vendosmëri pranë atdheut të tyre, duke respektuar kushtetutat e të dy vendeve.
Koncepti i shtetit civil të Bosnjë-Hercegovinës, në të cilin çdo qytetar do të jetë i sigurt dhe do të gëzojë të drejta të barabarta, është i vetmi model i qëndrueshëm dhe i pranueshëm për të gjithë ata që jetojnë atje.
