Arrestohet një person në Skënderaj, shkeli urdhrin mbrojtës

Policia e Kosovës, e ka arrestuar një person në Skënderaj, nën dyshimet se “ka shkaktuar probleme me ankuesen femër kosovare”, e cila sipas policisë është familjare e të dyshuarit.

Sipas njoftimit, i dyshuari ka pasur urdhër mbrojtës dhe se të njëjtin e ka shkelur, teksa bëhet e ditur se ai ishte nën ndikim të alkoolit

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka shkaktuar probleme me ankuesen femër kosovare. I dyshuari po ashtu ka pasur urdhër mbrojtës, që të mos i afrohet ankueses dhe ka shkelur këtë urdhër. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin sipas policisë është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të mbahet në stacion policor deri në këndellje e më pas të lirohet.

Go to TOP