“Kurti e la cullak Vuçiqin”, emocionohet Basha pas zgjedhjeve në veri
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar pas zgjedhjeve të mbajtura në veriun e Kosovës, ku sipas rezultateve preliminare partia e tij ka fituar komunën e Mitrovicës Veriore dhe të Leposaviqit.
Basha përmes një postimi në Facebook ka thënë se kryeministri Albin Kurti “ua ka prish keq kumarinë do e dove”.
Ai ka përmendur shktërrimin e disa laboratorëve të drogës në veri, bizneset me kriptovaluta, zgjedhjet e serbisë etj.
Në fund Basha ka thënë se ditë të vështira kanë ardh për kunarët e Vuçiqit.
Postimi i plotë:
Keq ua ka prish kumarinë Albin Kurti do dove,
Kriminelat i përzuni!
Kontrabandën ua ndali!
Laboratorët e drogës ua shkatrroj!
Bizneset me kriptovaluta ua prishi!
Zgjedhjet e Serbisë ia ndali!
Referendumin gjithashtu, dhe n’fund
Ia prishi blofin Vuçiqit, e la cullak.
Ditë t’shtira kanë ardh për kumarët e Vuçiqit!
