Shefi i stafit të Osmanit e quan Vucicin të marrë: Ai duhet ta ndërrojë dillerin
Shefi i stafit të presidentes, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic pasi ky i fundit ka akuzuar vendet e QUINT-it si “gënjeshtarë” dhe sot gjatë gjithë ditës nëpër media ka folur për “pushtim të plotë të veriut” pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit.
Vela thotë se deklarimet e tilla tregojnë se presidenti serb është totalisht i marrë.
Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani tutje ka thënë se Vucic duhet ose të ndryshojë “dillerin” e tij ose të ndërrojë skriptën që po përdor.
“Vuçiq po dëshmon çdo ditë se ai është pengesa kryesore për paqen dhe stabilitetin në rajon me qëllimet e tij hegjemoniste dhe retorikën e tij të forte”, ka shkruar Vela.
