Sanxhaku: Pritja tradicionale e Bajramit dhe ekspozita për Isa-beg Ishakoviqin “Themelues”
Novi Pazar, 21.04.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati
Të premten, me rastin e festës së Fitër Bajramit, Këshilli Kombëtar i Boshnjakëve organizoi një pritje tradicionale dhe ekspozitë për themeluesin e qytetit të Novi Pazarit, Gazi Isa-beg Ishakoviqin, me titull “Themeluesi”, në bashkëpunim me Shoqatën për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Bosnjës dhe Hercegovinës “Gazi Isa -beg Ishakoviq” dhe Muzeu i Qytetit të Sarajevës.

Kryetarja i KKB-së dr. Misalla Pramenkoviq hapi ekspozitën dhe iu drejtua të pranishmëve duke i falënderuar për ardhjen dhe theksoi:
“Themeluesit, ndërtuesit dhe fondacionet janë njerëz që promovojnë të mirën, jetojnë të mirë dhe lënë të mirën dhe se ky është një konfirmim se e mira gjithmonë e gjen rrugën e saj. dhe se jep rezultate të mira, herë duken menjëherë, herë pas një periudhe të caktuar dhe disa të mira njihen dhe përmenden shekuj më vonë”.
Kryetari i Bordit KKB-së dhe dr. Fuad Baqiqanin, i njohu të pranishmit me faktet historike që kanë të bëjnë me themeluesin e qytetit të Novi Pazar, Gazi Isa-beg Ishakoviq.
Në pritje morën pjesë personalitete të shumta, ndër ta edhe nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Serbisë dhe kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim, Usame Zukorlliq, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Sanxhakut, dr. Syllejman Uglanin, Kryetari i Këshillit Nacional të Ashkalive, Muhamet Behrami, Kryetari i Komunës së Tutinit, z. Sallih Hot, me bashkëpunëtorë, përfaqësues të Këshillit Nacional të Goranëve, Shefja e Zyrës së OSBE-së në Novi Pazar, Ruth Grossman, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe shumë të tjerë.
