Nagip Krasniqit i caktohet paraburgimi për 1 muaj
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.
“Gjykata e e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë dhe e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji”, është shprehur Gashi.
Kujtojmë se dje Nagip Krasniqi është arrestuar nga policia u arrestua për tri vepra penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “ushtrim i ndikimit”, dhe “konflikt i interesit”.
