Gjilan: Gruaja mori taksinë për t’u kthyer në shtëpi, dhunohet nga shoferi
Një grua nga Gjilani ka raportuar në polici se sa ishte duke u kthyer në shtëpi kishte hipur në një TAX-i, e ku shoferi e kishte dhunuar.
Sipas viktimës, ai e kishte dërguar në një vend ët panjohur dhe e ka ngacmuar seksualisht.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në shtëpi, kishte hipur në një TAX-i me drejtues i dyshuari mashkull kosovar i cili e kishte dërguar në një vend të panjohur dhe ngacmuar seksualisht”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
