Kokalari: Jam shumë e lumtur që u votua për heqjen e vizave

Deputetët e Parlamentit Evropian votuan të martën heqjen e vizave për Kosovën.

Në mesin e deputetëve ishte edhe një shqiptare që e dha votën pro.

Ajo është Arba Kokalari, e cila u zgjodh anëtare e PE-së nga Demokristianët suedez.

Kokalari tha për Klankosova.tv se ka punuar gjatë për këtë moment.

“Jam shumë e lumtur që Parlamenti Evropian më në fund ka votuar pro liberalizmit të vizave për Kosovën. Unë kam ndihmuar në këtë për një kohë të gjatë. Është një hap i rëndësishëm përpara”, tha Kokalari në një përgigje.

Nesër pritet edhe të nënshkruhet vendimi për liberalizmin.

Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Go to TOP